Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti nga Estonia flet për targat: Po bëjmë çmos për ta mbrojtur kushtetutshmërinë e vendit

Gazeta10
18 November 2022 - 12:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet për një vizitë në Estoni, ndërkaq nga atje duke folur për çështjen e targave tha se Qeveria e Kosovës është duke bërë çmos për ta mbrojtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit., raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se është optimist megjithëse qasja e Beogradit ka qenë shumë destruktive.

“Jemi duke bërë çmos për ta mbrojtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë nga njëra anë dhe paqen e sigurinë nga ana tjetër. Unë jam optimist por qasja e Beogradit ka qenë shumë destruktive. Në ditët e ardhshme do të shohim se sa të suksesshëm do të jemi në këto negociata të reja. Ne kemi nevojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë, për normalizim të marrëdhënieve me njohje reciproke”, është shprehur Kurti.

Sipas tij, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, është në komunikime të rregullta dhe intensive me Brukselin për ta zgjidhur këtë çështje.

Tutje ai ka thënë se vetëm një pakicë serbe po e refuzon konvertimin e targave.

“Janë rreth 9 mijë vetura me targa ilegale serbe. Kjo është më pak se 10 për qind të veturave që serbët në Kosovë kanë dhe është një pakicë ekstreme brenda shumicës serbe që po refuzojnë këto targa”, ka theksuar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.