Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti nga Ohri zhvillon telefonatë me Cholletin, shpreh përkushtimin që takimi të jetë i suksesshëm

Gazeta10
17 March 2023 - 21:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Ohri ku të shtunën do të ketë një ditë të gjatë me takime, ka zhvilluar telefonatë me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka bërë të ditur se me Cholletin ka biseduar për rëndësinë e këtij takimi për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik si dhe sigurinë, raporton Telegrafi.com.

Po ashtu, kreu i ekzekutivit gjatë kësaj telefonate ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që takimi në Ohër të përfundojë me sukses.

“Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë. Theksova se jemi të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme”, ka shkruar Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.