Gazeta10

Kurti nga përurimi i shkollës në Obranqë: Investimi është afër gjysmë milion euro

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë sot në inaugurimin e  shkollës në Obranqë të Podujevës.

Ai ua ka uruar të gjithëve shkollën e re që u përurua.

“Pas përurimit, inaugurimit, të shkollës në Dumosh, erdhëm këtu në Obranqë, një vendbanim i madh i trevës së Llapit, ku shkolla e mbanë emrin “Ali Hadri”, të historianit të shquar të kombit tonë, dhe investimi është afër gjysmë milion euro. Në krahasim me para tri vjetëve Komuna e Podujevës, me kryetarin Shpejtim Bulliqi, i ka 15-fishuar shpenzimet kapitale për arsim. Pra 1400 për qind janë investimet e shtuara në Komunën e Podujevës sa i përket investimeve kapitale në arsim. Jo 14 për qind, jo 140 për qind, por 1400 për qind apo 15 herë më shumë”.

“Nxënësit, arsimtarët, drejtori i shkollës Fatmir Halimi, i falënderojmë për punën e palodhshme që bëjnë për t’i ndritur mendjet e më të vegjëlve që janë edhe e tashmja edhe e ardhmja jonë. Gëzuar shkolla e re, e ju dëshiroj të gjithëve punë të mbara e suksese të shumta!”, ka thënë Kurti.

NË FOKUS

MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
mjek
Ndërron jetë kirurgu i njohur kosovar
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
Saranda-Bogujevci-dhe-Albulena-Haxhiu
Bogujevci ia ndalë mikrofonin Haxhiut, ajo e lëshon sallën e Kuvendit: Ndaljani fjalën
IMG_8565
Ndahen Santiana dhe Lirimi
image-26-600x360
Dalin pamjet e arrestimit të katër serbëve që ofenduan dhe sulmuan policinë në Veri
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj
IMG_8586
Tre të vdekur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë