Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Kundërshtimi i opozitës për votim të fshehur më bën të besoj që Haxhiu që i ka votat

Gazeta10
28 Qershor 2025 - 20:19

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se nuk e di nëse Albulena Haxhiu i ka 61 vota, por sipas tij, kundërshtimi i partive opozitare për një votim të tillë e bën të besojë që Haxhiu i ka votat për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.

“Unë nuk e di nëse Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votim të fshehtë. Por ky kundërshtimi i partive opozitare po më bën me besu që i ka 61 vota”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka thënë se edhe në Gjermani, kancelari Merz është zgjedhur me votim të fshehtë.

“Kancelari në Gjermani Merz, që s’i ka marrë 42 % sa VV, u votua me votim të fshehtë. Le ta provojmë votimin e fshehtë, na e thirrim një emër tjetër”, ka thënë Kurti

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.