Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Nuk është në rregull me përmend kaq shumë ikjen e mjekëve nga Kosova

Gazeta10
07 October 2022 - 12:40

Sipas Kryeministrit Albin Kurti, shifrat dhe përshtypja për punëtorët shëndetësorë që po ikin “janë më të fryra se realiteti”, raporton Gazeta10.

Kurti thotë se nuk është në rregull të përmenden kaq shumë se po ikin mjekët, pasi sipas tij, gjendja nuk është aq keq.  

“Ne, natyrisht që punojmë, angazhohemi, që të mos shkojnë punëtorët nga shërbimi shëndetësor publik i Kosovës. Një pjesë e tyre kalojnë edhe në sektorin privat, disa shkojnë edhe jashtë vendit. Por, megjithatë besoj që shifrat dhe përshtypja që krijohet është më e fryrë se realiteti”, ka thënë Kurti sot në Kuvend.

“Nuk po them se nuk ka mjekë që po shkojnë, mirëpo nuk mendoj që është në rregull që çdo e dyta fjali për shëndetësinë të jetë ajo për mjekët që po shkojnë, sepse nuk e reflekton realitetin”, ka shtuar ai.

Kurti thotë se në Kosovë janë mjekët e devotshëm dhe patriotë.

“Megjithatë, spitalet tona rajonale, QKUK, QKMF nëpër komunat e Kosovës anë e mbanë janë me mjekë e infermierë të devotshëm të vendit tonë, që janë edhe të ndershëm, edhe patriotë edhe profesionistë”, tha Kryeministri. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.