Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Takimi me LDK-në, konstruktiv – do të ketë takime tjera

Gazeta10
10 July 2026 - 20:50

Ka përfunduar takimi prej më shumë se dy orësh mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në një konferencë për media pas takimit, Kurti tha se takimi shkoi në një atmosferë konstruktive ku tha të jenë diskutuar shumë çështje të zhvillimeve politike, pastaj të dinamikave institucionale, dhe njëkohësisht edhe orarin përpara për konstituimin e institucioneve.

“Ishte takimi i parë. I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për të zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit, kryesinë e më pastaj edhe për qeverinë në mandat të ri dhe presidentin apo presidenten. Kemi diskutuar për të gjitha këto, por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që do të mund ta ndanim me ju”.

“Jam optimist për rrugën përpara, jam me shpresë që racionaliteti që po mbizotëron do të vazhdon të ekzistojë në këto takime, prandaj edhe po e theksoj që është takimi i parë, meqë do të ketë edhe takime tjera”, tha Kurti.

Ndërkaq orë më parë, Kurti pati takim me kreun e PDK-së, Bedri Hamza takim që zgjati më pak se sa ky i fundit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.