Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pas takimit me Barduanin: Qeveria e gatshme për bashkëpunim me KFOR-in

Gazeta10
24 October 2024 - 14:00

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major, Enrico Barduanin.

Gjatë takimit me Barduanin, Kurti ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim të afërt mes qeverisë, institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it.

“Biseduan rreth rëndësisë së komunikimit të rregullt dhe bashkërendimit në shërbim të sigurisë dhe paqes në vend, dhe bashkëpunimit dhe aktiviteteve të përbashkëta të KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës. Kryeministri falënderoi KFOR-in për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Barduani është oficeri i 14-të italian që merr komandën dhe do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it. Ai e mori komandën më 11 tetor të këtij viti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.