Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pas takimit me kryediplomaten sllovene: U theksua miqësia, partneriteti Kosovë-Slloveni

Gazeta10
16 January 2023 - 13:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Zëvendëskryeministren e Sllovenisë, njëherësh ministre për Punë të Jashtme të Sllovënisë, Tanja Fajon.

Sipas tij, në këtë takim është theksuar miqësia, partneriteti dhe aleanca ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe të njëjtat vlera dhe pikëpamje për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për kontributin e Sllovenisë para dhe pas luftës në Kosovë, si dhe përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës. U bisedua për perspektivën evropiane të rajonit, rëndësinë e Procesit të Berlinit, rreth hapave të ardhshëm drejt normalizimit të  plotë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje tjera aktuale”, thuhet në komunikatë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.