Lajme

Kurti pasi u nominua sërish kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje: Zgjedhjet do t’i fitojmë thellësisht

Gazeta10
08 Dhjetor 2024 - 17:22

Albin Kurti ka folur pas nominimit edhe për një mandat për kryeministër të vendit, ku ka thënë se zgjedhjet e 9 shkurtit si të veçanta dhe si të parat të rregullta në vendin tonë.

Kurti ka shprehur bindjen se partia e tij do t’i fitojë thellësisht zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Zgjedhjet edhe një herë do të fitohen thellësisht. Organizatat tona, qendrat, e secili nga aktivistët duhet të jenë më të gatshëm për betejën që e kemi përpara e që padyshim do ta fitojmë bashkërisht”, deklaroi Kurti.“Për popullin është e qartë se nuk ka kthim prapa”, pohoi Kurti.

“Ditët në vijim më pak gjumë, përgjegjësia jonë para popullit është shumë e madhe”, tha Kurti.Ai në fjalimin e tij ka numëruar të arriturat e qeverisë nën udhëheqjen e tij. Kurti tha se gjatë mandatit katër vjeçar tha se janë tejkaluar shumë sfida për Kosovën.

Kurti ndërsa u shpreh i bindur në fitore, tha se në Qeverinë Kurti3 do të jenë në koalicion me partinë Guxo dhe partinë Alternativa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.