
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se askush nuk mund ta ndalojë Njësinë Speciale të shkoj në veri të vendit.
Kurti këtë e ka deklaruar në një intervistë për median Al Jazeera, transmeton Gazeta10.
Ai ka thënë se pjesa veriore e Mitrovicës është pjesë e Kosovës dhe nuk ka pasë asnjëherë më shumë sundim të ligjit në atë pjesë sesa gjatë qeverisjes së tij.
“Dje jam takuar me gjeneralin Ferenc Kajari – komandantin e KFOR-it, po ashtu edhe me policinë tonë dhe EULEX-in. Barrikadat nuk janë zgjidhje. Ka një mekanizëm shtetëror që do të reagojë, nuk është vetëm policia, por edhe forcat speciale të policisë dhe askush nuk mund ta ndalojë njësinë speciale që të shkojë në veri. Veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, ndodhet në Kosovë dhe nuk ka pasur kurrë më shumë sundim të ligjit sesa tani”, ka thënë Kurti./Gazeta10