
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Republik ka thënë se e ka detyrë ta respektojë flamurin e vendit.
“Si Kryeministër i Republikës, flamuri i Kosovës është detyrë dhe obligim imi dhe gjithashtu diçka që unë e respektoj dhe e përqafoj. Ajo është prioriteti im kryesor. Mund të ketë gjëra të tjera në programin e lëvizjes sonë”, ka thënë i pari i ekzekutivit.
Më tej, ai folur edhe për një bashkimin e mundshëm kombëtar me Shqipërinë.
“Askush nuk duhet të heqë dorë nga ëndrrat e tij. Por ju duhet të qëndroni gjithmonë realistë”, tha Kurti./Gazeta10