Lajme

Kurti për sulmin në Ibër Lepenc: Shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit të institucioneve tona

Gazeta10
30 Nëntor 2024 - 12:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se institucionet kanë bërë punë të jashtëzakonshme, duke sanuar siç tha ai, në kohë rekorde dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc.

Kurti tha se ky sulm shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve.

“Punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc”.

“Çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë, e edhe ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona”, shkroi Kurti në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.