Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti përuroi parkun e lodrave në lagjen e komuniteteve në Gjyrkoc të Shtimes

Gazeta10
22 December 2022 - 10:57

Në lagjen e komuniteteve në fshatin Gjyrkoc të Shtimes, mëngjesin e ditës së parë të dimrit kalendarik, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përuruan parkun dhe këndin e lodrave.

Në prani të fëmijëve, mësuesve e qytetarëve shqiptarë dhe ashkalinjë, banorë të Gjyrkocit, u përurua parku me sipërfaqe 2.200m², raporton Gazeta10.

Për vetëm dy muaj e gjysmë, në bashkëfinancim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Shtimes, është realizuar ky park me mbi 70% hapësira gjelbëruese, me 570 pemë të mbjella, 9 lloje të ndryshme të lodrave, 52 shtylla ndriçimi, parking për vetura dhe 330m² shtigje për ecje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.