Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Po hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme në veri

Gazeta10
18 July 2023 - 17:07

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se pas reduktimit të numrit të policëve nëpër komunat veriore tani do të  vazhdojnë me hapa të tjerë për de-përshkallëzim të situatës në veri.

Ai ka thënë se tani janë duke e hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme atje, sipas dakordimit me BE-në, shkruan Gazeta10.

“Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e @Kosovo_Police me 25% në 3 godinat e bashkisë veriore. Tani po fillojmë të hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme. Kosova po zbaton tashmë me mirëbesim marrëveshjen me BE/EUSR për de-përshkallëzimin e arritur në Bratislavë.”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.