Duhet Lexuar

Kurti pranon letër urimi nga homologu tajlandez për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Gazeta10
20 Shkurt 2023 - 20:44

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës, Gjeneral Prayut Chan-o-cha, me rastin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në letrën drejtuar kryeministrit Kurti, kryeministri i Tajlandës Gjeneral Prayut Chan-o-cha vendosë theksin se 15-vjetori i Pavarësisë, përbën edhe 10-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Tajlandës me Kosovën.

“Jam i bindur se lidhjet miqësore ndërmjet Tajlandës dhe Kosovës do të vazhdojnë të rriten në vitet në vijim, teksa punojmë së bashku për përfitimet reciproke të të dy vendeve dhe popujve tanë”, thuhet ndër të tjerash në letër.

Letër urimi i plotë:

Shkëlqesia Juaj,

Në emër të Qeverisë Mbretërore Tajlandeze dhe popullit të Mbretërisë së Tajlandës, kam nderin t’i shpreh Shkëlqesisë suaj dhe përmes jush, popullit të Republikës së Kosovës urimet më të mira dhe urimet më të ngrohta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, veçanërisht në përvjetorin e 15-të të kësaj ngjarjeje shumë të rëndësishme.

Kam kënaqësinë të theksoj se ky vit është gjithashtu një vit i veçantë për dy vendet tona pasi ne festojmë përvjetorin e 10-të të marrëdhënieve tona diplomatike. Jam i bindur se lidhjet miqësore mes Tajlandës dhe Kosovës do të vazhdojnë të rriten në vitet në vijim, ndërsa ne punojmë së bashku për përfitimet reciproke të të dy vendeve dhe popujve tanë.

Pranoni, Shkëlqesia Juaj, konsideratën time më të lartë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.