Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pret në takim komandatin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia

Gazeta10
20 October 2022 - 16:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim komandatin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, thuhet se Kurti krahas urimit komandatin e ri e ka njoftuar edhe për zhvillimet e fundit në vend.

Në njoftim thuhet se Ristuccia ka shprehur gadishmërinë për bashkëpunim me institucionet e Kosovës në funksion të paqes dhe stabilitetit.

Tutje, në njoftim thuhet se komandatin i ri ka marrë detyrën më 10 tetor.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takimin e parë formal, pas marrjes së komandës të KFOR-it, Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia.

Krahas urimit për detyrën e re dhe mirëseardhjes në Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti e njoftoi Gjeneralmajor Ristuccia për zhvillimet në vend, punën e qeverisë dhe synimet e saj, me theks te fusha e sigurisë.

Falënderues për mikpritjen, Gjeneralmajor Ristuccia shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet vartëse të sigurisë dhe rendit në shërbim të sigurisë, paqes dhe garantimit të lirisë së lëvizjes.

Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia mori komandën e KFOR-it më 10 tetor. Ai është oficeri i 13-të italian që merr komandën, si Komanda e 27-të e KFOR-it”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.