
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para deputetëve të Kosovës ka prezantuar Strategjinë e Sigurisë së Kosovës, të dytën me radhë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta10.
Kurti, ka thënë se kjo strategji që do të prodhoj plane dhe dokumente që lidhen me sigurinë kombëtare, publike, mbrojtjen dhe diplomacinë është hartuar në bashkëpunim me institucionet shtetërore por edhe shtetet mike.
“Kjo strategji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet shtetërore, i është nënshtruar procesit të konsultimit të brendshëm e të jashtëm përfshirë edhe përfaqësitë e shteteve të QUINT-it.”, ka thënë ai.
Kurti, duke lavdëruar të arriturat në fushën e sigurisë ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në Fondin e Sigurisë, duke kërkuar që kush ka vullnet ende të dhuroj për forcimin e sigurisë së vendit, ta bëj atë./Gazeta10