Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Qeveria 1 nuk zgjati shumë sepse partneri ishte i paqëndrueshëm

Gazeta10
23 October 2022 - 13:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria Kurti 1 nuk ka zgjatur shumë sepse partneri ka qenë i paqëndrueshëm, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se qëndrueshmëria i ka munguar partnerit për interesat shtetërore dhe kombëtare.

“Kjo qeveri nuk zgjati shumë sepse na qëlloi partneri jo i qëndrueshëm për interesa shtatore edhe kombëtare”, ka thënë ai.

Më tej, Kurti ka folur edhe për zgjedhjet lokale ku ka thënë se ai moment ka qenë jo i mirë dhe se po punohet për zgjidhjen e problemit.

 “Ka pasur edhe momente jo fort të mira, si performanca në zgjedhje lokale në komunat që udhëheqim, pasi i fituam vetëm katër prej tyre. Për këto kemi diskutuar gjatë nëpër mbledhje, kemi bërë vetëkritikë dhe kemi punuar drejt zgjidhjes së problemit”, ka shtuar ai.

Kryeministri i Kosovës njëkohësisht edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka bërë këto komente në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.