Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti qorton ministrat: Nuk do të merren bazë influencat mediale, por puna

Gazeta10
28 August 2022 - 12:24

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar ndryshime në qeverinë që po e udhëheqë. Ai në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se “nuk kemi nevojë për mendjemëdhenj”.

Kurti tha se nevojitet punë kolektive dhe persona që dinë të punojnë pa krijuar probleme për shkak të egove të tyre, transmeton Gazeta10. 

Ministrat, zëvendësministrat dhe i gjithë stafi politik, e dinë që do të mund të ketë ndryshime dhe do të vlerësohen. Nuk do të merren për bazë influencat mediale të njërit apo tjetrit, por do të merren për bazë në vlerësim rezultatet e punës. Nuk mjafton që të thuhet se ministri a zëvendësministri i Vetëvendosjes nuk po vjedh, por patjetër duhet që kjo të shoqërohet me rezultate sipas programit tonë qeveritar dhe planit tonë të punës”, tha ai. 

Kryeministri kërkoi që ministrat dhe zëvendësministrat të dalin më shpesh në terren dhe të takohen me qytetarët dhe të mos i lënë punët përgjysmë. 

Nuk mjafton që të themi se po punojmë më shumë se qeveritë e kaluara. Të gjithë ministrat, zëvendësministrat duhet të shkojnë më shpesh në terren të takohen me qytetarët që i prekë fushëveprimtaria e ministrisë së tyre, duhet t’i zgjedhin problemet konkrete, duhet të vijnë me ide të reja e zhvillimore brenda programit tonë dhe sidomos të ketë zbatim të tyre deri në fund. Nuk mund ta nisim një punë që nuk e përfundojmë dhe nuk mund t’i lëmë punët përgjysmë”, tha Kurti. 

Teksa, bëri të ditur se arsyeja pse ndryshimet në Ekzekutiv kanë munguar, është për shkak të problemeve të tjera. 

“Nuk kemi dashur të merremi me ndryshime ministrash e stafi politik gjatë kësaj kohe sepse kemi pasur probleme të tjera, por ne e dimë që askush, asnjëri nuk është, e nuk ndihet i paprekshëm”, ka thënë Kurti./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.