
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka mbërritur në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
I pyetur nga gazetarët nëse i ka numrat e mjaftueshëm për konstituimin e Kuvendit, Kurti nuk u deklarua.
Në ora 12:00 pritet të fillojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
LDK, PDK dhe AAK, kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të votojnë raportin e verifikimit të kuorumit.