Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Kurti: Rreth 200 mijë fëmijë dhe mbi 20 mijë lehona përfitues të shtesave

Gazeta10
27 Shtator 2022 - 16:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nga shtatori 2021 e deri më tani, nga skemat e shtesave për fëmijë dhe lehonave kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë, mbi 20 mijë nëna të reja dhe dhjetëra mijëra familje.

“Rishtazi hapëm aplikimin për fëmijët e lindur në vitin 2012, e në tetor do ta hapim edhe për fëmijët e lindur në vitin 2011. Kështu, gradualisht po zgjerojmë skemën e shtesave drejt synimit tonë për të përfshirë të gjitha gjeneratat deri në moshën 16 vjeçare”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai më tej ka thënë se shtesat për fëmijë dhe lehona do të bëhen traditë e qeverisjes së mirë dhe se nuk do të ketë kthim prapa./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.