
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka thënë se me veprimet e bëra nga ana e Serbisë, sanksionet do duhej t’i shkonin asaj në krahasim me Kosovën.
Lushtaku në emisionin Raport të Kanal 10, tha se do duhej kërkuar lobim për më shumë përkrahje nga shtetet mike të Kosovës, raporton Gazeta10.
Ndërkaq, sa i përket marrëdhënieve aktuale mes Kosovës dhe ShBA-ve, deputeti Lushtaku tha se qeveria Kurti nuk ka pasur koordimin të politikave të përbashkëta.
“Me ardhjen e qeverisë Kurti, realiteti është që nuk ka krijuar raporte të mira me shtetet e BE-së dhe meShBA-të, nuk janë kiordinuar politikat e përbashkëta. Ne e dimë që z.Kurti ka shkuar në Amerikë, por ka shkuar tek bizneset, jo në Shtëpinë e Bardhë dhe kjo sigurisht qe e lëndon strategjinë e Kosovës në strategjinë Amerikane dhe kjo është shqtësuese, sepse pa Amerikën populli i Kosovës s do ta arrinte çlirimin”, tha ai. /Gazeta10/