Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Sot dy vjet Serbia dërgoi avionë luftarakë afër kufirit për t’na frikësuar

Gazeta10
26 September 2023 - 19:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Twitter për dhunën dhe agresionin e Serbisë që thotë të jetë intensifikuar.

Kurti kujtoi ngjarjen e dy viteve më parë, kur Serbia afër kufirit me Kosovën kishte dërguar avionë luftarakë MiG-29, si dhe ambasadori rus në Beograd ishte afruar kufirit me Kosovën.

Kurti thotë se Kosova është e vendosur për ta mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në gjithë vendin.

”Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Tensionet në veri janë përsëritur viteve të fundit. Së fundmi, një grup terrorist vrau policin Afrim Bunjaku, që më pas mori gradën si hero i Kosovës. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.