
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot qeveria do të mbajë mbledhjen e 100-të ku do të flitet për të arriturat e ministrive, raporton Gazeta10.
Kurti ka thënë po ashtu do të votohen edhe 12 pika të tjera të rëndësishme.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Sot mbajmë mbledhjen e 100 të qeverisë.
Do të flasim për të gjeturat e ministrive në këtë periudhë qeverisëse e do të votojmë në 12 pika të rëndësishme për të cilat ju ftoj t’i ndiqni drejtpërsëdrejti, pas pak, në faqen e Qeverisë së Kosovës e në të timen po ashtu”, është bërë e ditur në njoftimin nga Qeveria e Kosovës në Facebook. / Gazeta10