Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Synojmë mirëqenie për të gjithë përmes politikave që janë gjithëpërfshirëse

Gazeta10
20 September 2023 - 19:07

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Ministrinë për Komunitete dhe Kthim të drejtuar nga ministri Nenad Rashiq, me rastin e nënshkrimit të kontratave të përfituesve të thirrjes për përkrahje të bizneseve në kuadër të masës 1.9 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Zyra e kryeministrit njofton se Kurti ka deklaruar se është nder dhe kënaqësi për të që, pesë muaj pas dakordimit për hartimin e pakos mbështetëse për komunitete jo shumicë në vlerë 3 milionë euro, u bënë bashkë në një ceremoni kaq të rëndësishme me përfituesve të ndryshëm që janë këtu për të punuar e për të kontribuar për zhvillim ekonomik, për shoqëri civile dhe për mirëqenie për të gjithë.

“Nga vullneti në ide. Nga ideja në vendim. Nga vendimi në rezultat, në rezultat të prekshëm që rritë mirëqenien e qytetarëve tanë. E tillë është qeverisja jonë. E vullnetit të qytetarëve, për mirëqenien e tyre”, u shpreh kryeministri Kurti i cili njoftoi se me anë të kësaj pakoje paraprakisht kanë përfituar 57 Organizata të Shoqërisë civile të cilat do të angazhohen në realizimin e projekteve sociale dhe kulturore, ndërkaq në kuadër të së njëjtës pako janë mbështetur me pajisje e vegla moderne bujqësore 103 fermerë.

“Të tri shtyllat e pakos mbështetëse janë dizajnuar me kohë ashtu ato të gjenerojnë mundësi për praktikë në punë, zhvillim të shkathtësive, punësim, prodhim dhe në fund mirëqenie për komunitete jo-shumicë të Republikës sonë” shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.