Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti takohet me Gërvallën, Kusari-Lilën e Pecin: Për zgjedhje flasim vetëm kur ka harmonizim të plotë të opozitës

Gazeta10
15 Maj 2024 - 9:25

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar mbrëmë një darkë pune me bashkëdrejtuesit e “Guxo”, Donika Gërvallën dhe Faton Pecin.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, në këtë takim është folur për kërkesat dhe qëndrimet e opozitës për zgjedhje, raporton Gazeta10.

Në njoftim thuhet se “dakordimi për hapat e mëtutjeshëm duhet të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës si dhe harmonizimin e plotë të kërkesës së partive opozitare karshi pozitës në Kuvend”.

“Aty u theksua se duke qenë se legjislativi dhe qeverisja kanë arritur në vitin e katërt të mandatit, është e kuptueshme se procesi zgjedhor është çështje e muajve, por që dakordimi për hapat e mëtutjeshëm duhet të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës si dhe harmonizimin e plotë të kërkesës së partive opozitare karshi pozitës në Kuvend. Vetëm atëherë mund të trajtohen seriozisht nismat për diskutime të procesit të ri zgjedhor. Në cilindo skenar, partnerët e koalicionit qeverisës, u shprehën të gatshëm dhe tërësisht të bindur se vlerat e kultivuara të demokracisë dhe progresi i deritanishëm i Qeverisë do të vazhdojë bashkë me përcaktimin tonë për shtet demokratik të zhvilluar, me sundim të rendit dhe ligjit dhe për integrim në strukturat veri atlantike”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.