Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti takohet me Shaip Kamberin, flasin për takimin në Bruksel dhe zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës

Gazeta10
16 September 2023 - 16:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, në këtë takim, Kurti ka folur lidhur me takimin e së enjtes në Bruksel, i ciili përfundoi pa ndonjë rezultat, dhe qëndrimin e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, Kamberi e ka njoftuar Kurtin për zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës.

“Ai theksoi se bashkë me deputetët boshnjak të SDA ka inicuar pesë projektligjeve ndër të cilat ai për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave; për selitë dhe territorin e gjykatave; për ndryshimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare; për ndryshimin e Rregullorës së parlamentit ashtu që listat e pakicave të kenë mundësinë e krijimit të grupit parlamentar me tre deputet e jo me pesë siç kërkohet për partitë qëndrore, si dhe projektrezolutën për Srebrenicën. Z. Kamberi theksoi se fatkeqësisht këto iniciativa po pengohen nga kreu i parlamentit të Serbisë duke mos u futur në rend të ditës as edhe për t’u diskutuar”, thuhet në njoftim.

Në fund thuhet se Kurti e përgëzoi Kamberin për angazhimin dhe vendosmërinë dhe i ofroi mbështetjen e plotë për afirmimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.