Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takoi Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini e uroi për detyrën e re

Gazeta10
19 May 2025 - 16:02

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim mirëseardhës Ambasadorin e ri e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Në këtë takim të parë, ai e uroi ambasadorin për detyrën e re, teksa vlerësoi lartë kontributin e vazhdueshëm të Italisë për vendin tonë.

Gjatë bisedës u nënvizua partneriteti i fortë ndërmjet dy vendeve, veçanërisht roli i rëndësishëm i Italisë në mbështetjen e paqes dhe sigurisë përmes kontributit të saj në misionin e NATO-s, KFOR.

U diskutua gjithashtu për nevojën dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, me fokus në fushën e ekonomisë, sigurisë e mbrojtjes dhe shkëmbimeve kulturore.

Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë në integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.