Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Kurti takoi bashkëdrejtuesin e Partisë Social Demokrate gjermane

Gazeta10
14 October 2022 - 18:56

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Lars Klingbeil, bashkëdrejtues i Partisë Social Demokrate gjermane.

Në takimin e zhvilluar në kuadër të Kongresit të Partisë Evropiane Socialiste, u bisedua për rëndësinë e vëmendjes së shtuar të Gjermanisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për Kosovën në veçanti.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se është biseduar për bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe pritshmëritë nga ky samit që do të mbahet në muajin e ardhshëm.

Duke folur për zhvillimet gjeopolitike dhe sanksionet si përgjigje ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, u theksua se është e rëndësishme që partnerët evropianë të qëndrojnë të bashkuar gjatë muajve të ardhshëm.

U vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës si dhe ato ndërpartiake në mes SPD-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Në veçanti u fol për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, sistemin dual të arsimit dhe mbështetjen teknike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.