Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Kurti takoi përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Huaj, i njoftoi për rezultatet e qeverisjes

Gazeta10
08 February 2023 - 19:26

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim gazetarë dhe përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Litenshtajn (APES).

Në njoftim thuhet se Kurti i ka njoftuar ata për rezultatet e qeverisjes, politikat sociale, reformat e ndërmarra dhe progresin ekonomik e demokratik në dy vitet e fundit. Gjatë takimit, kryeministri Kurti po ashtu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi zhvillimet në vend dhe rajon, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut.

“Ai i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe i falënderoi për vizitën që po i bëjnë vendit tonë me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. I njoftoi për rezultatet e qeverisjes, politikat sociale, reformat e ndërmarra dhe progresin ekonomik e demokratik në dy vitet e fundit. Gjatë takimit, kryeministri Kurti po ashtu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi zhvillimet në vend dhe rajon, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.