Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takoi shefin e UNDP-së në Kosovë, diskutuan rreth projekteve dhe programeve të bashkëpunimit

Gazeta10
20 Maj 2024 - 19:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një drekë pune me shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), Nuno Queiros, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Gjatë takimit Kurti dhe Queiros diskutuan rreth projekteve dhe programeve të bashkëpunimit.

Çështje tjetër e bisedës ishte dhe ajo e fondit të ekselencës, si një njësi e veçantë e ekspertizës, e cila financohet nga qeveria dhe menaxhohet nga UNDP.

Kryeministri Kurti e falënderoi shefin e UNDP-së “për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të ngushtë, i cili përveç çështjeve të lartcekura ndër të tjerash përfshin edhe fushën e mbrojtjes së komuniteteve joshumicë dhe drejtësisë tranzicionale.” /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.