Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti me diplomatin finlandez flasin për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve

Gazeta10
25 February 2025 - 16:37

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Sipas komunikatës për media, marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Finlandë, bashkëpunimi ndërmjet ambasadës finlandeze dhe qeverisë, zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve, ishin temat qendrore të bashkëbisedimit.

Gjithashtu në takim u diskutua rreth çështjeve të sigurisë së rajonit dhe kontinentin tri vjet pas fillimit të agresionit ushtarak rus dhe luftës në Ukrainë.

Më tej, Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.