Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takon eurodeputetin Lucas Mandl, e falënderon për kontributin e tij dhënë Kosovës

Gazeta10
23 September 2022 - 14:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar eurodeputetin Lucas Mandl ku e ka falënderuar për kontributin e tij dhënë Kosovës, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se Austria është një shtet mik i madh i Kosovës dhe aleat i rëndësishëm.

 “Ai ritheksoi se Austria është një shtet mik i madh i Kosovës dhe partner i rëndësishëm, duke veçuar programet dhe investimet e qëndrueshme, të cilat mbështesin në vazhdimësi Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Tutje, thuhet se gjatë këtij takimi Kurti e ka falënderuar eurodeputetin specifikisht për përkushtimin për liberalizimin e vizave.

“Gjatë takimit, Kryeministri Kurti vlerësoi lartë angazhimin dhe lobimin e eurodeputetit Mandl për Kosovën. Në veçanti theksoi përkushtimin e tij për të çuar përpara agjendën e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë. / Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
01 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.