Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti takon kryesuesin e Presidencës së Bosnjës, flasin për lëvizjen e lirë mes dy vendeve

Gazeta10
10 November 2023 - 10:01

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Paris ka zhvilluar një takim me kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zeljko Komshiq dhe anëtarin e Presidencës, Denis Beçiroviq.

Temë e takimit mes tyre ishte rëndësia e zbatimit të plotë të marrëveshjeve që janë arritur në kuadër të Procesit të Berlinit, teksa kanë shqyrtuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në një postim në platformën X [ish-Twitter], Kurti e ka quajtur takimin produktiv.

“Falënderoj kryetarit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zheljko Komshiq, dhe anëtarin e Presidencës, Denis Beçiroviq, për një takim produktiv”, shkroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.