Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Kurti takon Sarrazin dhe Eignerin, diskutohet situata me Serbinë

Gazeta10
04 April 2023 - 10:40

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ishte i ftuar mbrëmë nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në rezidencë, për një darkë pune, raporton Gazeta10.

Zyra e Kryeministrit bën të ditur se me këtë rast, Kurti u takua me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe përfaqësuesin special të Austrisë për Ballkanin Perëndimor, Johannes Eigner

Gjatë darkës, u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Temë diskutimi ishin po ashtu raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimi i Marrëveshjes Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër si dhe rruga përpara, në prag të takimit të radhës në nivel kryenegociatorësh që do të zhvillohet sot në Bruksel./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
28 June 2026
Uncategorized
14 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.