
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in lidhur me çështjen e Urës së Ibrit.
Kurti ka bërë të ditur se gjatë ditës do të zhvillojë një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ku pritet të diskutohet edhe mundësia e hapjes së urës.
“Për marrjen nën kontroll të urës, jemi në komunikim me KFOR-in. Kam një takim në Kryeministri me Ulutash. Jemi në komunikim të përditshëm, qoftë Kryeministria, qoftë Ministria e Brendshme”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës vazhdimisht janë duke e trajtuar këtë çështje në koordinim me misionin e NATO-s në Kosovë.
Sipas Kurtit, pas ndërtimit të urave të reja në Mitrovicë, mbajtja e Urës së Ibrit të mbyllur është bërë e pakuptimtë.
“Duhet të përkujtojmë që pas ndërtimit të urave të reja është bërë absurde që ajo urë të mbahet e mbyllur”, është shprehur Kurti.