Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

Gazeta10
24 February 2026 - 14:03

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar rreth takimit të së hënës me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në X tha se me Sorensenin kanë diskutuar për rrugën evropiane të Kosovës, dialogun e Brukselit dhe sundimin e ligjit.

“Dje, prita Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

“Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke”, shkroi Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.