
Tashmë Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim që diskutimi mbi marrëveshjen evropiane të vazhdojnë në ora 22:00, ashtu siç ishte edhe kërkesa e kryeministrit Albin Kurti.
Ndonëse AAK-ja u pajtua me këtë gjë, shefi i grupit parlamentar të saj, Besnik Tahiri, vlerësoi se një gjë e tillë është hajgare. Madje, ai ka theksuar se në atë orë të gjithë e shikojnë Big Brother-in, një aludim në “prime”-in e Big Brother VIP Albania.
“Normal që edhe ne e mbështesim me ardhë në ora 10:00, por kjo është një hajgare e madhe çka është duke ndodhur me këtë debat. Nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës me u sjellë kështu, nuk e meriton një kryeministër me na lanë e pastaj me ardh në ora 10:00, se në ora 10:00 s’na kshyrë kërkush, se tanë e kshyrin Big Brother” – tha z. Tahiri.