
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe ai ka thënë se jo vetëm që NATo-ja e mbron Kosovën, por edhe anasjelltas, raporton Gazeta10.
Sipas tij, Kosova e mbron historinë e suksesit të intervenimit të NATO-s në vend.
“Edhe pse Kosova nuk është në NATO, NATO-ja është në Kosovë. Kosova është një pjesë e rëndësishme e historisë së NATO-s. Nuk jam pretencioz kur them se jo vetëm që NATO-ja e mbron Kosovën por edhe Kosova NATO-n, pasi ne e mbrojmë storien e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë”, ka thënë Kurti./Gazeta10.