Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti thotë se s’kanë pranuar asnjë vendim nga ndonjë shtet për çnjohje

Gazeta10
16 February 2023 - 13:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë vendim në lidhje me çnjohje nga ndonjë shtet që kishte njohur Kosovën më parë, raporton Gazeta10.

Kurti këtë e tha derisa iu përgjigj deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila pyeti nëse Republika e Togos ka tërhequr njohjes sipas deklaratave të ministrit të Jashtëm të Togos

“Republika e Togos ka deklaruar njohjen më 2 korrik 2014 dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike është bërë po atë vit, më 22 korrik. Nuk kemi pranuar një dokument ose vendim për shkëputje të marrëdhënieve diplomatike. Fushatat e Serbisë në këtë drejtim nuk janë ndalur asnjëherë. Qeveria nuk ka pranuar asnjë vendim për të ashtuquajturat tërheqje të njohjeve në asnjë prej rasteve të përmendura nga Daçiqi e Vuçiqi”, deklaroi Kurti në Kuvend.

Ai shtoi se deklarimet që bëhen në Beograd të zyrtarëve të caktuar nuk mund t’i influencojë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.