
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, ka kritikuar mediet duke aluduar se po bëhen investime për të keqinformuar dhe përçarë opinionin publik.
“Jemi dëshmitarë që ka investim në keqinformim dhe në përçarje e çoroditje të opinionit publik, ka edhe njerëz e ndonjë kanal medial në Kosovë, që interesin kryesor e kanë që të besohet më shumë në lajme nga Beogradi se sa lajmi me origjinë nga Prishtina…i bëjnë jehonë çka thonë filani e fisteku, pastaj më thonë mua e ministrave të mi, pse nuk komenton ai çka tha ai, pse nuk po flet, çka po fleni, e pra një gjë po e them sot dhe nuk do të duhej ta përsëris më, çdo komunikim i imi për media si kryeministër do të jetë vetëm në kuadër të interesit të Kosovës dhe asgjë tjetër”, tha ai.
Madje, Kurti u sugjeroi edhe vartësve të tij që të ndjekin të njëjtin parim./Gazeta10