Gazeta10

Kurti tregon çfarë diskutoi me Erdoganin, sjell fotografi nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në takim me presidentin turk, Recep Tayip Erdogan ka diskutuar për raportet kosovaro-turke, për mënyrat se si mund të forcohen ato si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në ekonomi, tregti, siguri dhe mbrojtje.

Kurti ka bërë të ditur se bashkë me të në takim me presidentin turk, ishin edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi dhe ish Kryetarin i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Me ftesë të presidentit të Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan, sot bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi dhe ish Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ishim në një vizitë pune në qytetin historik të Stambollit. Përgjatë takimit dhe darkës së punës biseduam për raportet tona miqësore dhe për mënyrat sesi mund t’i thellojmë e forcojmë ato. Diskutuam edhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar dhe të sigurisë e mbrojtjes”, ka njoftuar Kurti.

Në një postim në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se e ka falënderuar Erdoganin për mbështetjen e pakursyer dhënë Kosovës si dhe për përkrahjen që po ia jep në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Këshill të Evropës.

“I jemi përherë mirënjohës Turqisë për mbështetjen e pakursyer në çdo etapë të ndërtimit të shtetit tonë e shumë fusha të zhvillimit të tij.  Presidentin Erdogan e falënderova për mikpritjen e përzemërt dhe për përkrahjen e zëshme të Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Këshillin e Evropës”, ka shkruar Kurti. /Gazeta10

NË FOKUS

IMG_9162
Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në një motel në Ferizaj (Foto)
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
IMG_9159
Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit kosovar
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
Screenshot 2024-02-15 231958
Të shtënat tek ‘Bregu i Diellit’- Zbulohen se kush janë dy personat që u plagosën dhe të dyshuarit e arrestuar për këtë plagosje
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat
visarii
I dyshuar për vrasjen qe tronditi Norvegjinë - Kush është Visar Avdyli qe u arrestua nga policia e Kosovës?