
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se si socialdemokrat do t’i forcojë sindikatat, shkruan Gazeta10.
Kurti ka përmendur një takim që ka pasur me kreun e BSPK-së ku ka thënë se ka bërë propozim konkret.
“Kemi takuar kryetarin e BSPK-së dhe këshilltarin e tij dhe aty ne u kemi ofruar që pakon me përballjen me inflacionin ta paralajmërojnë bashkë”, ka thënë më tej Kurti.
Ai ka thënë se është i interesuar që t’i mbështesë sindikatat për shkak të pozicionit të tij ideologjik.
“Unë jam i interesuar që si socialdemokrat t’i forcojë sindikatat”, ka thënë Kurti.
Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk po plotëson kërkesat e tyre.
Ministria e Financave fillimisht ua ka ndalur pagat grevistëve por më pas është tërhequr nga ky vendim meqë ka pasur një reagim të ashpër nga subjektet opozitare dhe shoqëria civile. / Gazeta10