
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët katolikë për Krishtlindjen.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se lindja e Jezu Krishtit është një ngjarje dashurie që zgjat vazhdimisht, e cila përmbushë vullnetin e Perëndisë sot, tani dhe gjithmonë. Përmbushja e vullnetit të Zotit nuk njeh kalimin e kohës, por mbetet “gjithmonë tani” e përjetësisë. Ata që marrin paqen e Krishtit, vetë bëhen paqebërës dhe pjesëmarrës në lumturinë e Perëndisë.
Ai tutje ka uruar me fjalët: Urime Krishtlindja besimtarëve të krishterë në vendin tonë, qytetarëve të krishterë të Kosovës dhe banorëve të huaj të krishterë në shtetin tonë.
Postimi i kryeministrit Kurti: