
Skuadra e Ballkanit ka hyrë në histori të sportit kosovar, duke u bërë kështu skuadra e parë kosovare që merrë pjesë në një kompeticion prestigjioz siç është Liga e Konferencës.
Ballkani ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve, pas fitores minimale me rezultat 1 me 0 të arritur ndaj Shkupit te enjten mbrëma.
Meriton Korenica ishte ai që shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, golin historik për skuadrën e Ballkanit.
Ndërkohë edhe pse nuk ishte i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar të premtën duke uruar skuadrën nga Suhareka për suksesin e arritur.
Përpos Ballkanit, Kurti ka uruar edhe Florian Markun për fitoren e arritur mbrëmë në “Air Albania” në Tiranë.