Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti vazhdon takimet në Japoni, takon bizneset e mesme atje

Gazeta10
28 September 2022 - 17:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar bizneset e mesme në Japoni, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se ka takuar edhe Guvernatorin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), z.Nobumitsu Hayashi.

I pari i Qeverisë së Kosovës, ka takuar edhe Presidentin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) z.Akihiko Tanaka.

Këtu keni statusin e tij:

“Përveç pritjes te Kryeminsitri Kishida, në Tokio sot pata një fjalim dhe bashkëbisedim me biznese të mesme dhe të mëdha japoneze në Forumin Ekonomik të organizuar nga Instituti Japonez për Investime të Jashtme, si dhe një konferencë për medie te Klubi i Korrespodentëve të Huaj në Japoni. Gjithashtu, më pas takova edhe Guvernatorin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), z. Nobumitsu Hayashi, si dhe Presidentin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), z. Akihiko Tanaka”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Kurti sot gjatë ditës ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.