Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti-Vuçiq pritet të takohen gjatë tetorit në Bruksel

Gazeta10
05 October 2022 - 20:25

Gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kurti e Vuçiq pritet të takohen në tetor, por që sipas tij ende nuk është konfirmuar. Derisa, për çështjen e vizave Bislimi ka thënë se kanë dorëzuar një raport 33 faqësh ku do t’u dorëzohet vendeve anëtare të BE-së në takimin e 13 tetorit në Bruksel. Bislimi është lavdëruar për rritje ekonomike që shënoi Kosova, por që kjo deklaratë e tij ngjalli reagimin e opozitës, raporton Kanal10.

Raporti: Saranda Alshiqi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq pritet të takohen gjatë tetorit.

Por, zëvendëskryeministri Bislim Bislimi, ka thënë se një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.

Për ecurinë e dialogut, zbatimin e marrëveshjeve e për proceset integruese në BE, zëvendëskryeministri Bislimi ka folur gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Integrime Evropiane.

Bislimi ka akuzuar Serbinë se po u bën presion qytetarëve serb të Kosovës për të mos konvertuar targat e veturave.

Sa i përket  çështjes së liberalizimit të vizave që do të diskutohet me 13 tetor në grupin punues të Këshillit të Evropës, Bislimi ka thënë se nuk do të jap datë se kur  mund të lëvizin kosovarët pa viza.

Megjithatë, ka thënë se vendet anëtare të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar një vlerësim Komisionit Evropian lidhur me progresin që e ka shënuar Kosova nga viti 2018. Për këtë ka thënë se Kosova ka dorëzuar një dokument 33 faqësh.

Gjatë këtij raportimi, Bislimi ka folur për rritje enorme ekonomike, derisa opozita ia ka kujtuar të dhënat e fundit të Bankës Botërore.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka përmendur edhe qëndrimin e Kosovës për të aplikuar për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar momenti vendimtar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.