Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Bërnabiqit: Mbaje mend këtë ditë, e vonuar por ka ardhur

Gazeta10
23 April 2023 - 14:53

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka replikuar me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka thënë lidhur me zgjedhjet në veri se është legalizuar dhe legjitimuar getoja.

“Të mbahet në mend kjo ditë. Kjo është dita kur Serbia zyrtarisht ka humbur çdo mundësi të ndikim të mëtejmë në zyrtarët e zgjedhur serbë të Kosovës. E vetmja vegël e mbetur e Serbisë për t’u përdorur janë bandat me të cilat deri tani Serbia ka terrorizuar serbët e Kosovës”, ka shkruar Mimoza Kusari-Lila në Twitter.

Tutje, deputetja e VV-së ka thënë se sado që e vonuar kjo ditë ka ardhur.

“Është ditë e vonuar, por përfundimisht ka ardhur”, përfundon Kusari-Lila.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.