Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kusari-Lila ndryshe nga Ambasadori Hovenier: Duhet të këtë nënshkrim të marrëveshjes nga Serbia

Gazeta10
31 October 2023 - 21:42

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila në një lidhje direkte në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku në Kanal10 ka komentuar mesazhet e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier të dhëna sonte në emisionin “Politiko”.

Ajo tutje për dallim nga ambasadori, këmbënguli që duhet të këtë nënshkrim të marrëveshjes nga Serbia, Ajo tha që përderisa nuk ka dakordim nga Serbia. “Nënshkrimi garanton zbatimin e marrëveshjes”, tha ajo.

Kusari- Lila përmendi deklaratat e Vuçiqit që nuk është i gatshëm që ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe ta pranojë anëtarësimin e saj në OKB.

Ajo tutje tha që sulmi në Banjskë është dëshmi që nuk mund të bësohet që Serbia do stabilitet. Kusari-Lila përmendi edhe kidnapimin e policëve kosovarë nga Serbia si dhe sulmet ndaj serbëve të veriut që kishin regjistruar veturat e tyre në RKS. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.