Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kusari-Lila: Serbia na njeh vetëm nëse rikthehet ideja e shkëmbmit të territoreve (VIDEO)

Gazeta10
23 March 2023 - 12:59

Shefja a Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen e arritur në Ohër, raporton Gazeta10.

Sipas Kusarit në këtë marrëveshje është bërë barazim i palëve dhe se ka referencë në emër të shteteve dhe jo Prishtinë-Beograd siç thuhej më herët.

Sipas saj, nenet e para të marrëveshjes e paraqesin subjektivitetin e plotë të shteteve.

Lila gjithsashtu ka thwnw se sa i përket kritikave se Kosova ka hequr dorë nga kërkesa për njohje,

“Sa i përket kritikave se Kosova ka hequr dorë nga kërkesa për njohje,  Serbia është e gatshme që ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse kthehet në tavolinë ideja e shkëmbimit të territoreve meqë do të arsyetohej se merr diçka nga Kosova”.

Por thotë se një ide e tillë është e rrezikshme dhe prandaj s’merret askush më.

“Sot nëse kthehet në tavolinë shkëmbimi territorial, Serbia është e gatshme ta njohë Kosovën, sepse thotë mora dicka. Por kjo ka qenë qasje e rrezikshme edhe për të gjithë rajonin”, ka thënë Kusari-Lila./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.